Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqipëria e Sylvinhos kundër Kilit, në miqësoren e dytë të muajit mars
    Ballina-1

    Shqipëria e Sylvinhos kundër Kilit, në miqësoren e dytë të muajit mars

    27/01/2024 19:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ekipi i Sylvinhos do të luajë miqësoren e parë kundër Suedisë më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, me takimin që është bërë zyrtar nga FSHF-ja.

    Gjithashtu, “kuqezinjtë” janë shumë pranë finalizimit të detajeve të fundit për miqësoren e dytë në mars, që do të jetë ndaj kombëtarës së Kilit.

    Takimi do të zhvillohet në Itali, teksa pritet që të vendoset data edhe qyteti i ndeshjes, detaje të cilat janë duke u diskutuar mes dy federatave, teksa bisedimet i konfirmon presidenti i federatës kiliane.

    Këta të fundit kanë prezantuar trajnerin e ri Rikardo Gareka dhe si debutim mund t’i serviret miqësorja me Shqipërinë. Pablo Milad, presidenti i Federatës së Futbollit të Kilit ka konfirmuar këtë lajm për mediat pas prezantimit të trajnerit.

    “Po rregullojmë detajet me Shqipërinë, do të luhet në Itali. Nuk është ende përfundimtare, por është një përqindje shumë e lartë. Ne jemi duke përpunuar detajet, duke përcaktuar se në cilin qytet do të luajmë në Itali, por negociatat janë avancuar”, u shpreh Pablo Milad.

    Kili do të luajë kundër Francës më 26 mars një takim tjetër miqësor.

    TË LIDHURA

    Premier League nis me dramë, kampioni fiton në fund

    15/08/2025 23:04

    Daja, trajneri që i gjunjëzoi skuadrat më të suksesshme kroate, me Ballkanin, Dinamo Zagrebin, me Dinamo Cityn, Hajduk Splitin

    15/08/2025 18:16

    Marseille bën ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën

    15/08/2025 17:39

    Drita e kërkon suksesin historik ndaj kundërshtarit që e kishte eliminuar

    15/08/2025 17:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.