Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA
    Ballina-2

    Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

    02/11/2024 16:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Shqipërisë do të duhet të paguajë shumën e 26 mijë e 875 eurove, për shkak të incidenteve që ndodhën në duelin Gjeorgjia – Shqipëria muajin e kaluar.

    Shqipëria fitoi 1:0 në stadiumin “Mikheil Meskhi” në muajin tetor, në ndeshjen e Grupit B1.

    Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmetimin e mesazheve josportive, ka shkruar FSHF-ja të shtunën.

    Në vlerën prej 6875 eurove, Shqipëria u gjobit për hedhjen e sendeve, ndërsa për shkak të transmetimit të mesazheve josportive, Shqipëria do të duhet të paguajë edhe 20 mijë euro tjera.

    “Federata e Futbollit i fton tifozët të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar për të shmangur çdo lloj problematike që mund të dëmtojë ekipin”, ka shkruar FSHF-ja në njoftim.

    Republika e Çekisë ka shtatë pikë në vendin e parë të Grupit B1 të Ligës së Kombeve, ndërsa Gjeorgjia e Shqipëria janë me gjashtë pikë në vendin e dytë e të tretë.

    Ukraina është e fundit me katër pikë.

    Dy ndeshjet e fundit, “kuqezinjtë” e drejtuar nga Sylvinho i zhvillojnë në “Air Albania” në Tiranë, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.