Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqipëria me fitore të madhe ndaj Polonisë, merr vendin e parë në grup
    Ballina-1

    Shqipëria me fitore të madhe ndaj Polonisë, merr vendin e parë në grup

    10/09/2023 22:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria ka bërë hap gjigant drejt Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm. Të dielën mbrëma në “Air Albania” në Tiranë, kuqezinjtë kanë fituar 2:0 ndaj Polonisë, favorites së Grupit E. Me fitoren e arritur, Shqipëria bëhet lidere e grupit me dhjetë pikë nga pesë ndeshje.

    Prapa ka mbetur Çekia me tetë pikë nga katër ndeshje. Tetë pikë nga pesë ndeshje i ka Moldavia, ndërsa Polonia është vetëm e katërta me gjashtë pikë nga pesë ndeshje. Shqipëria shënoi nga një gol në secilën pjesë për njërën prej fitoreve më të mëdha në histori.

    Jasir Asani shënoi gol të rrallë në minutën e 37-të për 1:0. Asani goditi nga distanca, nga një pozitë e vështirë, por e dërgoi topin mjeshtërisht në rrjetë. Golin e qetësisë për Kombëtaren shqiptare e shënoi Mirlind Daku, sulmuesi gjilanas.

    Menjëherë pas aktivizimit, Daku mori top në zonë, u lirua bukur dhe shënoi për 2:0. Ndodhi kjo në minutën e 62-të. Topi u devijua nga një mbrojtës polak, por meritat i takojnë Dakut që bëri punën tipike të një sulmuesi. Më pas Shqipëria ka kontrolluar lojën deri në fund. Ylli polak, Robert Leëandoëski është mbajtur i qetë në stadiumin e zhurmshëm në Tiranë. Para golit të Asanit, Polonisë i është anuluar një gol për pozitë jashtë loje. Më 12 tetor Shqipëria e pret Çekinë. Ajo ndeshje mund ta konfirmojë vendin e Shqipërisë në Evropian. Më 17 nëntor Shqipëria luan në udhëtim ndaj Moldavisë, ndërsa më 20 nëntor e mbyll kampanjën kualifikuese me ndeshjen në shtëpi ndaj Ishujve Faroe. Shpresat janë të mëdha se ajo ndeshje do të jetë festive për të përzgjedhurit e Sylvinhos, që ka kthyer besimin në kuqezinjtë.

    TË LIDHURA

    Paçarada drejt Championshipit

    11/07/2025 23:18

    Ishte zbulim i Mourinhos, ish-futbollisti i Realit transferohet te skuadra shqiptare

    11/07/2025 20:26

    Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

    11/07/2025 20:02

    Pse brazilianët janë kaq të mirë në futboll?

    11/07/2025 17:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.