Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqipëria mposhtet në miqësoren që pak kush e dëshironte
    Ballina-1

    Shqipëria mposhtet në miqësoren që pak kush e dëshironte

    03/06/2026 22:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Italiani Rolando Maran ka debutuar me humbje në postin e përzgjedhësit të Shqipërisë në futboll.

    Të mërkurën mbrëma në “Air Albania” në Tiranë, kuqezinjtë pësuan 1:0 nga Izraeli. Ndeshja ishte miqësore, por një që pak kush e dëshiroi. Fakti se shumica e tribunave në stadiumin në Tiranë ishin të zbrazëta e dëshmon këtë.

    Para ndeshjes, faqet zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale ishin të mbushura me komente që kundërshtonin këtë miqësore, për shkak të kundërshtarit që ishte zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

    Në fushë, futbollistët nuk ofruan shumë. Lojtarët e Shqipërisë kishin rastet e tyre, duke nisur nga minuta e dhjetë kur Anis Mehmeti ishte i pasaktë nga afërsia. 

    Raste kishin edhe lojtarët e Izraelit, që konkretizuan një prej tyre. Oscar Gloukh e shënoi golin e fitores në minutën e 73-të. Pas një aksioni individual, gjatë të cilit i vuri në pozitë shumë të vështirë Berat Gjimshitin e Arlind Ajetin, Gloukh shënoi gol me goditje të saktë. Menjëherë pas golit, Gloukh bëri provokim ndaj tifozëve shqiptarë. Me gisht në fytyrë, bëri me shenjë që tifozët të heshtnin. Kjo solli tension në fushë, por edhe në tribunë. Elseid Hysaj iu vërsul lojtarit të Izraelit, ndërsa u përfshinë edhe lojtarë të tjerë. 

    Situata megjithatë u qetësua shpejt, kurse shifrat nuk ndryshuan.

    Dhe miqësorja që pak kush e deshi doli të jetë test jo shumë pozitiv për kuqezinjtë.

    Menjëherë të shtunën, Shqipëria e pret Luksemburgun, po në Tiranë. 

    Në vjeshtë, Kosova i luan dy ndeshje me Izraelin. Bëhet fjalë për ndeshje garuese, përkatësisht të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.