Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të garojnë në Ligën C, Grupin C1, dhe do të përballen me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Ndeshjet e edicionit të pestë të Nations League janë të planifikuara të zhvillohen nga muaji shtator deri në muajin nëntor, duke ofruar sfida të rëndësishme për Shqipërinë në rrugëtimin e saj ndërkombëtar.
