Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqipëria nuk i ndalë investimet, projekti është gati për stadiumin me 42 mijë ulëse
    Ballina-1

    Shqipëria nuk i ndalë investimet, projekti është gati për stadiumin me 42 mijë ulëse

    22/12/2023 13:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli ka zbuluar projektin për stadiumin e ri olimpik që sipas tij do të ndërtohet në periferi të Tiranës. I ftuar në RTSH, Ylli zbulon detaje nga stadiumi i cili do të jetë gati 42 mijë vendesh.

    “Është një projekt që do të jetë nga më të bukurit në botë, përfshin pothuajse 90% të sporteve olimpike brenda. Do të ndërtohet në periferi të Tiranës, në jug-perëndim, ku do të ketë një stadium me 41508 vende, një vend më shumë se stadiumi i Juventusit. Do ketë tri fusha të tjera ndihmëse me nga katër mijë vende. Do të ketë dhe një pistë tjetër atletike, përveç pistës së stadiumit, që do jetë me standarte olimpike. Do ketë fusha golfi, një pallat sporti me 6 mijë vende.

    Sigurisht që ky stadium nuk bëhet për Komitetin Olimpik, nuk bën sport, por futbolli është nën ombrellën e KOKSH dhe ka menduar edhe për futbollin që është sporti më popullorë, për ti bërë një stadium të tillë, sepse u pa, 22 mijë vende dhe ka kërkesa. Edhe për Ishujt Faroe nuk gjeje bileta. Mendoj se ka ardhur momenti për të ndërtuar një stadium, që të mos kemi vetëm Conference League, por edhe një Champions League apo Europa League”, tha Ylli.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.