Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqipëria publikon listën kundër Polonisë
    Ballina-2

    Shqipëria publikon listën kundër Polonisë

    17/03/2023 13:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylviho Mendes Campos Junior ka shpallur sot listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë në Eliminatoret e Euro 2024 ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars 2023.

    Për premierën e tij kuqezi, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj krahasuar me ndeshjet e fundit si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Ndërsa pjesa tjetër është thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime.

    Tre portierët e ftuar janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli.

    Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.

    Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për median të shtunën në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ku do të flasë për zgjedhjet e tij dhe për objektivat në këto eliminatore dhe sfidën me Poloninë.

    Sakaq, Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë, ndërkohë që në vazhdim do të publikohet edhe axhenda mediatike dhe stërvitore e kuqezinjve. Sfida Poloni-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2024, grupi E, do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe nis në ora 20:45.

    TË LIDHURA

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, takohet me talentin Leon Avdullahu

    22/06/2025 20:01

    Zyrtare: Mevlan Zeka firmos me klubin rumun, kontratë dy vjeçare për top shënuesin e Superligës së Kosovës

    22/06/2025 19:58

    Një tjetër futbollist kosovar transferohet në Rumani

    22/06/2025 18:17

    Gianni Infantino këmbëngul se lojtarët e duan Kupën e Botës për Klube

    22/06/2025 12:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.