Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqiptari rrah hokejistin famëkeq dhe bën për vete tifozët e NHL-së (Video)
    Ballina-2

    Shqiptari rrah hokejistin famëkeq dhe bën për vete tifozët e NHL-së (Video)

    24/10/2022 14:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nëse djaloshi i keq i NHL-së, Zakc Kassian (31) heq dorëzat e tij, atëherë zakonisht përfundon keq për kundërshtarin. Hokejisti veteran i ka 36 rrahje në karrierë. Por më pas vjen “rookie” (fillestari), Arbër Xhekaj (21). Në vetëm ndeshjen e pestë në NHL, Xhekaj u rrah me Kassianin.

    Hokejsti i ri dominoi dhe nuk i la asnjë mundësi mjeshtrit të vjetër. E rrëzoi pas disa sekondash. Salla në Montreal ishte e zhurmshme, ndërsa Xhekaj po festonte.

    Kështu ka shkruar gazeta e madhe zvicerane “Blick” për rastin që ndodhi javën e kaluar në NHL, ligën më të famshme të hokejit mbi akull në botë. “Blick” ka pyetur se kush është fillestari i frikshëm me emër shqiptar. “Xhekaj, i lindur në Kanada, është djali i një kosovari dhe një çeke. Babai i tij është larguar nga Kosova për në Ontario në vitet 1990-ta”. Xhekaj deri vitin e kaluar ka luajtur në Ontario Hockey League, një prej ligave kryesore të Kanadasë për juniorë.

    ARBER XHEKAJ JUST SENT ZACK KASSIAN TO THE SHADOW REALM pic.twitter.com/WNTb78e375

    — Scott Matla (@scottmatla) October 20, 2022

    Kur OHL-ja u pezullua në vitin 2020 për shkak të pandemisë, ai punoi në supermarket për një vit. Edhe në OHL ishte një prej lojtarëve më të frikshëm. Ai asnjëherë nuk ka shmangur rrahjet. Në stinorin e fundit në këtë ligë ishte penalizuar 138 minuta në 51 ndeshje.

    Ka munguar në dy ndeshje për shkak të dënimeve. Ai ka tërhequr vëmendjen edhe si mbrojtës i fortë dhe me potencialin si lojtar. Kështu nënshkroi me Montreal Canadiens. Me 1.93 metra gjatësi dhe peshë prej 108 kilogramë ai ka fizik të lakmuar. Paraqitjet e tij të para në NHL janë premtuese dhe tashmë po shndërrohet në lojtarin e pëlqyer të tifozëve. Por ata duhet të mësohen me emrin e lojtarit. Pasi mbiemri i shqiptarit u duket atyre si fjalëkalim në internet, tifozët po e quajnë Xhekajn “wifi”. Xhekaj, sipas “Blick”, është lojtari i parë i NHL-së mbiemri i të cilit fillon me “X”. Dhe nëse vazhdon me paraqitje si këto të fillimit, emri i tij nuk do të jetë problematik për tifozët në Montreal.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Carlo Ancelotti është trajner i ri i Brazilit

    12/05/2025 16:27

    Mediat zvicerane: Si u bë Xherdan Shaqiri “Mesia i Baselit” pas zhgënjimit në Evropian

    12/05/2025 13:14

    Shkëlqeu përballë Llapit, Mevlan Zeka shpallet ‘Ylli i Javës’

    12/05/2025 13:03

    Napoli gabon në shtëpi ndaj Genoas, mbetet lider – por nuk ka më vend për gabime  

    11/05/2025 22:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.