Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqiptari zbulon ‘surprizën’: Do ta veshim kuqezi tribunën ku do qëndrojnë serbët gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër
    Ballina-2

    Shqiptari zbulon ‘surprizën’: Do ta veshim kuqezi tribunën ku do qëndrojnë serbët gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër

    29/11/2022 16:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Korrespondenti i Report TV në Katar, Antan Metaj ka deklaruar se shqiptarët, po përgatisin një ‘surprizë’ për tifozët serbë pas provokimit të bërë me fotot e publikuara ku harta e Kosovës ishte e vendosur në flamurin serb.

    Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Metaj tha se si kundërpërgjigje, e gjithë tribuna ku pritet të qëndrojnë tifozët serbë gjatë ndeshjes me Zvicrën, do të vishet me ngjyrat kuqezi.

    “Mbrëmë ambasada shqiptare në Katar, organizoi një tip kokteji të vogël dhe kam parë që janë rezidentë por nuk kanë ardhur për kupën e Botës. Tani po presim ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, ku do kemi një surprizë, sepse ata bënë diçka por nuk e dinë atë që ndodh më mbrapa. Ne jemi duke u përgatitur që ta veshim kuqezi tribunën ku do qëndrojnë tifozët serbë”- u shpreh Metaj.

    Ndërsa foli për mënyrën e organizimit të botërorit ‘Katar 2022’ Antan Metaj tha se Senegali dhe Maroku ishin dy vendet me tifozerinë më argëtuese që nuk ndalonin festimet dhe kërcimet. Ndërsa shtoi se mikpritja për tifozët nga vendasit kishte qenë shumë e madhe.

    “Senegali dhe Maroku, kanë tifozë që bëjnë kërcime, festojnë shpërndahen. Brazilianët gjithashtu por jo si senegalezët dhe marokenët.

    Nga ora 07:00 e deri kur përfundon ndeshja e fundit, të gjithë vendalinjtë që zakonisht nuk i shikon se janë në punë, dalin me ushqime tradicionale për tifozët, një mikpritje e paimagjinueshme. Ajo që duhej arritur, u arrit, botërori sido të jetë është një super sukses”- u shpreh korrespondenti i Report TV në Katar.

    TË LIDHURA

    Trent Arnold: Real Madridi është një ëndërr e bërë realitet, por edhe një përgjegjësi e madhe

    12/06/2025 14:21

    Situata e Franco Fodas, reagon Agim Ademi: Trajneri ka obligime kontraktuale me ne

    12/06/2025 10:42

    “Ndeshja e Yjeve” mbyllet baras

    11/06/2025 22:03

    Shtohet numri i anglezëve që e duan Amir Rrahmanin – pas Tottenhamit futet në garë edhe Aston Villa

    11/06/2025 20:35
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.