Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shtyhen ndeshjet Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini
    Ballina-2

    Shtyhen ndeshjet Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini

    25/11/2023 15:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, reshjeve të pandërprera të borës dhe terreneve të rënduara dy ndeshjet e javës së 15-të të Albi Mall Superligës: Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, të parapara për t’u zhvilluar sot, shtyhen për ditën e hënë, me datë 27.11.2023 në orën 13.00.

    Për të njëjtat arsye shtyhen edhe ndeshjet e javës së 13-të të Ligës së Parë: Rahoveci – Drenica dhe Trepça – Dinamo. Këto dy ndeshje duhet të zhvillohen të dielën, andaj klubet vendase janë të obliguara të caktojnë fushën se ku do t’i luajnë këto ndeshje dhe ta lajmërojnë Komisionin e Garave deri sot në orën 19:00.

    Ndërkohë, Komisioni i Garave kërkon nga klubet që janë nikoqire të ndeshjeve që janë në program për t’u zhvilluar të dielën që të jenë vigjilente për mirëmbajten dhe pastrimin e fushave, në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen në orarin e parparë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.