Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shtyhet ndeshja e Premier Leagues pasi lojtari rrëzohet pa ndjenja në fushë
    Ballina-2

    Shtyhet ndeshja e Premier Leagues pasi lojtari rrëzohet pa ndjenja në fushë

    16/12/2023 20:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshja e së shtunës në Ligën Premier mes Bournemouth dhe Luton Town është ndërprerë në gjysmë në pjesën e dytë, pasi Tom Lockyer u rrëzua pa ndjenja në fushë.

    Kapiteni i Luton Town, Lockyer ra në fushë papritmas duke bërë që stafi mjekësor të futet me shpejtësi në fushë për të intervenuar.

    Lojtarët e të dy ekipeve ishin mjaft të shqetësuar për gjendjen e Lockyer, madje disa prej tyre filluan të luteshin për shëndetin e tij në fushë.

    Pasi u bë e qartë se gjendja e Lockyer nuk është e mirë, gjyqtari i ndeshjes Simon Hooper urdhëroi lojtarët e të dy ekipeve që të shkojnë në zhveshtoret e tyre.

    Ndeshja u ndërpre në minutën e 65-të, dhe deri në atë moment rezultati ishte i barabartë 1-1.

    Pasi kaluan rreth 12 minuta që lojtarët u larguan nga fusha, mediumi anglez BBC Sport raportoi se Lockyer ishte i vetëdijshëm gjatë kohës sa po largohej nga “Vitality Stadium” në drejtim të spitalit.

    Kjo ndodhi erdhi 203 ditë pasi Lockyer u rrëzua në fushë gjatë finales së playoffit të kampionatit EFL sezonin e kaluar në “Wembley”.

    Më vonë doli se ai kishte pësuar një fibrilacion atrial,  një gjendje që mund të shkaktojë një ritëm të parregullt dhe të shpejtë të zemrës.

    Për shkak të këtij problemi, Lockyer ishte detyruar që t’i nënshtrohej një operimi para se t’i ipej leja që të rikthehet në fushën e lojës.

    Luton’s captain, Tom Lockyer collapsed without any contact. pic.twitter.com/yyUA4eJZbh

    — Thomas Harry (@Lovell_Butt) December 16, 2023
    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.