Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Shvercerat” dhe “Ballistët” sot e zgjasin dorën e pajtimit në Prekazin Legjendar Të Adem Jasharit
    Ballina-1

    “Shvercerat” dhe “Ballistët” sot e zgjasin dorën e pajtimit në Prekazin Legjendar Të Adem Jasharit

    19/11/2022 04:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Do të marrë fund sherri ndërmejt dy tifo grupeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, “Shvercerave” dhe “Ballistëve”.

    Të dyja grupet do të zgjasin dorën e pajtimit në Prekazin legjendar të Adem Jasharit këtë të diele.

    Iniciativën e pajtimit e kanë marrë dy hoxhallarët nga Kosova, Halil Kastrati dhe Fatmir Latifaj me qëllim që të ndalohet përleshja ndërmjet dy tifo grupeve që viteve të fundit edhe nisi ti tejkalojë kufijtë.

    Kujtojmë se ndeshja e fundit të luajtur ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës në stadiumin e Çairit, u ndërpre për shkak të sulmit të tifozëve vendas ndaj futbollistëve të Shkëndijës.

    Kështu ndeshja e vlefshme për 1/4 e finales së Kupës u ndërpre vetëm pas 9 minutave lojë, kur Dashmir Elezi shënoi në rrjetën e Iljazit, ndërsa festa e këtij të fundit iritoi tej mase tifozët e FC Shkupit, të cilët nuk arritën të konrrollojnë nervat e tyre dhe u futën brenda stadiumit.

    E gjithë kjo skuadrës së FC Shkupit i kushtoi me suspendimin e terrenit në Çair dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin zyrtarë 3:0. 

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.