Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Shvercerat” nuk lejohen të udhëtojnë për në Bullgari
    Ballina-1

    “Shvercerat” nuk lejohen të udhëtojnë për në Bullgari

    31/07/2023 20:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra shqiptare, Shkupi, nuk do ta ketë përkrahjen e tifozëve në ndeshjen e kthimit ndaj Levski Sofia. Shkupi e Levski takohen në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë e zhvilluar të enjten në Shkup përfundoi me fitoren 2:0 të skuadrës bullgare. Ka pasur incidente të rënda mes tifozëve dhe është vendosur që përkrahësit e Shkupit mos të udhëtojnë për në kryeqendrën bullgare.

    Këtë e ka bërë të ditur klubi shkupjan të hënën. Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten prej orës 19:00 në Sofje.

    “Sot është mbajtur një takim mes zyrtarëve të klubit tonë, përfaqësuesve të UEFA-s dhe pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Edhe një herë është konfirmuar se nuk do të ketë dhe nuk do të lejohet udhëtim i tifozëve tanë për në Sofje të Bullgarisë për ndeshjen e kthimit kundër Levskit”, ka njoftuar FC Shkupi.

    “Nuk do të lejohet asnjë tifoz i vendit tonë edhe nëse do të ketë biletë për ndeshje. Në hyrje do të kërkohet dokument identifikimi, ndërsa nuk do të ketë asnjë sektor të ndarë për tifozët mysafirë. Ky lajm i është kumtuar edhe kryesisë së tifo-grupit ‘Shvercerat’, të cilët tani më janë në dijeni se udhëtimi nuk do të jetë i mundur. Andaj, edhe një herë apelojmë që të mos udhëtohet në asnjë mënyrë drejt Sofjes”, shkruan tutje në njoftimin e Shkupit.

    “Shvercerat” janë prej tifo-grupeve më të organizuara shqiptare. Para ndeshjes në Shkup, ka pasur përleshje mes tifozëve të Shkupit dhe atyre të Levskit. Madje përleshje ka pasur edhe në rrugët e Shkupit. Ka pasur të lënduar e shumë të arrestuar.

    Nga Bullgaria nuk është garantuar siguri për tifozët e Shkupit, duke paralajmëruar incidente të reja nëse “Shvercerat” do të udhëtojnë për në Sofje.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.