Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Si doli blof babai i Andi Zeqirit: Kur t’i shënojë gol Serbisë, do ta duan të gjithë shqiptarët
    Ballina-2

    Si doli blof babai i Andi Zeqirit: Kur t’i shënojë gol Serbisë, do ta duan të gjithë shqiptarët

    11/11/2022 18:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsyeja e vetme e justifikimit të lojtarëve shqiptarë dhe prindërve të tyre kur zgjedhin një tjetër Kombëtare, është Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Më saktësisht për mënyrën sesi u pasqyrua në media festimi i tyre me shqiponjë kundër Serbisë. I tillë ishte edhe rasti i Andi Zeqirit që refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, duke vazhduar për Zvicrën.

    Vetëm 33 minuta ka luajtur deri tani me helvetët. Shumë pak, por mjaftueshëm sa për ta djegur përfundimisht. Sulmuesi i Bazelit po e priste një ftesë për në Botëror, që nuk erdhi kurrë. Ndërkohë disa muaj më parë, babai i tij, në një intervistë për mediat në Kosovë do të shprehej se të gjithë shqiptarët do ta donin kur të shënonte ndaj Serbisë. Pyetja që shtrohet: “Si mund të shënosh gol nga shtëpia?”. Gjithsesi, mbetet një temë më vete.

    “Ne edhe Hashim Thaçin me Kadri Veselin i kemi dërguar në Hagë, kot të flas më shumë. Shikoni rastin e Shaqirit, të gjithë bëhemi me të kur i shënon gol Serbisë, pastaj i kthejmë shpinën. Andi i shënon gol nesër Serbisë edhe pse është me Zvicrën, të gjithë bëhemi me Zeqirin pastaj”, u shpreh asokohe babai i Zeqirit.

    TË LIDHURA

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12

    Rrahmani nuk e mendon largimin nga Sparta

    08/06/2025 20:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.