Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Si e mposhti Trepçën lojtari që u rrit në këtë klub, i preferuari i Torcidës Burim Zekiqi
    Ballina-1

    Si e mposhti Trepçën lojtari që u rrit në këtë klub, i preferuari i Torcidës Burim Zekiqi

    24/10/2022 15:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trepça ia pa sherrin të dielen, një basketbllisti që u rrit në këtë klub. Burim Zekiqi e shkatërroi ish–klubin, duke shënuar 4 treshe rresht, në fund të lojës, të cilin Vëllaznimi e fitoi si vendës, të dielën në Gjakovë, 75 me 72.

    Këto shënime për tre pikë erdhën në më pak se 3 minuta lojë të mbetur, kur Trepça ishte në epërsi prej 8 pikëve.

    Të parën në serinë e katër tresheve Zekiqi e shënoi mbi kokën e vëllaut të tij, Samirit.

    Të dytën, një minut më vonë, teksa përballë e pati Drilon Hajrizin.

    Të tretën kur kishte mbetur edhe 1 minut e 15 sekonda lojë, për ta barazuar rezultatin në 69 me 69.

    E të katërtën, 30 sekonda para finishit, duke bërë një ikje madhështore nga nënkoshi i Trepçës, për të dalë jashtë vijës 6 e 25 dhe për të gjuajtur me të parën, sërish saktë e sërish mbi Drilon Hajrizin.

    Ani se nuk e huqi asnjë, Zekiqi i Vllaznimit nuk u çmend duke festuar, duke treguar kështu respekt për klubin ku u bë basketbollist.

    Burimi kaloi në Gjakovë këtë verë, pas transfereve të mëdha që bëri Trepça, duke sjellë në ekip dyshën kampione të Golden Eagle Yllit, Mikaele Tmusiq e Erion Kastratit, bashkë me 3 lojtarë tjerë të huaj.

    Largimi i tij preku tifozët mitrovicas, të cilët u shfrynë për ndjekjen e tij, sidomos pas performancës së tij të së dielës ndaj ish klubit.

    “Përndryshe, Burim Zekiqi ua paloi atyre që i nëncmuan kapacitetet e tij”, ka shkruar në Facebook Jahir Sumiqi.

    “…Burim Zekiqi, suksese ty, te pafsha sa ma nalt”, ka vazhduar Visar Musa.

    “…Burim Zekiqi, zemër (me emoji) me ty humbja është fitore! (emoji një zemër e gjelber)”, ka thënë Sefi Beqiri.

    “Burim Zekiqi, a je nermal”, ka shtuar Gentian Gezim Shala.

    Nuk është kursyer as faqja Mitrovica Press, që ka shkruar “Rezultati final Burim Zekiqi 75;72 KB Trepça”.

    Burim është njëri nga 3 vëllezërit Zekiqi që kanë luajtuar bashkë te Trepça. Samiri vazhdon të jetë te klubi mitrovicas, ndërsa Ramadani ka shkuar te Rahoveci.

    TË LIDHURA

    Rapidi po e konsideron kthimin e Rrahmanit

    09/05/2025 17:35

    FSHF-ja e konfirmon polakun Marciniak si gjyqtar të ndeshjes për titull

    09/05/2025 17:32

    Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Leverkuseni në fund të sezonit

    09/05/2025 14:29

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.