Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Si ishte bllokuar xhirollogaria e FC Prishtina në kohën e Remzi Ejupit – Ku shkuan parat e shitjeve të futbollistëve?
    Ballina-1

    Si ishte bllokuar xhirollogaria e FC Prishtina në kohën e Remzi Ejupit – Ku shkuan parat e shitjeve të futbollistëve?

    02/12/2024 21:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi më i trofeshëm në vend, FC Prishtina, me të cilën ishin mburrur shumë breza, kryesisht falë gjeneratës së artë, pas luftës kaloj në peripeci të ndryshme. Klubi shpejt u shndërrua në shoqëri aksionare, ku kryetar deri vonë ishte Remzi Ejupi. Ai vendosi të largohet duke hequr dorë nga kjo pozitë pas shumë kritikave që në fund kishte kulmuar me sharje e ofendime në kor nga ‘Plisat’, tifozi numër një i Prishtinës. Gjatë kohës së tij, për shkak të borxheve kishte edhe bllokim të xhirollogarive!

    Klubi gjatë këtyre viteve ia doli të shes kartonët e disa futbollistëve kur ende nuk ishim pjesë e UEFA-së apo FIFA-s, si Shqipron Skeraj (G. Furth 2008), Jusuf Llumnica e Visar Berisha (Winterthur 2009), Yll Hoxha në vitin 2009 kishte kaluar në kampionatin finlandez, më pas Besnik Krasniqi, Mentor Mazrekaj, Labinot Ibrahimi, Astrit Fazliu-Partizan kaluan në skuadrat e kampionatit në Shqipëri e Gavazaj në Genk të Belgjikës (2013)!

    Por gjatë kësaj kohe, ka pasur periudha kur skuadra e udhëhequr nga Remzi Ejupi kishte mbetur pa xhirollogari, pasi shkas ishin borxhet ndaj Agjensionit Tatimor të Kosovës.

    Asnjëherë nuk u tregua qartë si funksionoi prania e mjeteve financiare në kohën sa kishte qenë xhirollogaria e bllokuar! Këtë e ka ditur vetëm Ejupi apo edhe aksionarët e tjerë?!

    Gazeta ka kontaktuar persona në klub, por që kanë hezituar të flasin për kohën kur kishin ndodhur këto transfere, megjithatë në vazhdim do kërkohet të zbardhet çdo transfer të bërë në shitjen e kartonëve të lojtarëve prishtinas!

    Edhe pse kanë kaluar kaq vite, Prishtina nuk e gjeti rahatinë sa ishte në drejtim të Ejupit, derisa përfitimet e mundshme në kurriz të klubit kryeqytetas mund të jenë të theksuara, madje sipas burimeve tona edhe nëpërmjet xhirollogarive që nuk i takonin klubit (koha sa ka qenë e bllokuar për shkak të borxheve ndaj shtetit)!/albaniannews

    TË LIDHURA

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.