Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Si mund të përfitojnë klubet e Kosovës nga fondi 355 milionësh i FIFA-s?
    Ballina-1

    Si mund të përfitojnë klubet e Kosovës nga fondi 355 milionësh i FIFA-s?

    16/09/2025 17:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FIFA ka konfirmuar planet për të shpërndarë një shumë rekorde prej 355 milionë dollarë për klubet anembanë botës, si pjesë e një programi të zgjedhur të përfitimeve financiare për klubet për Kupën e Botës 2026.

    Organi qeverisës botëror i futbollit njoftoi të martën se iniciativa shënon një rritje prej gati 70 për qind nga 209 milionë dollarët e paguar për klubet pas turneut të vitit 2022 në Katar.

    Iniciativa është pjesë e një memorandumi të ripërtërirë mirëkuptimi midis FIFA-s dhe Shoqatës Evropiane të klubeve, të nënshkruar në mars 2023, që synon krijimin e një sistemi më gjithëpërfshirës dhe të barabartë për futbollin global të klubeve.

    Për herë të parë në histori klubet që lirojnë lojtarët për kualifikueset e Kupës së Botës, do të kompensohen.

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se organizata të cilën e drejton, po bën një hap më tej për të njohur financiarisht kontributet e klubeve në turne.

    “Një shumë rekorde prej 355 milionë dollarësh do t’u shpërndahet klubeve për lirimin e lojtarëve të tyre, duke forcuar partneritetin tonë të fortë me Shoqatën Evropiane të Klubeve dhe klubet në mbarë botën, ndërsa presim me padurim një edicion inovativ dhe globalisht gjithëpërfshirës të Kupës së Botës 2026”, tha Infantino.

    Klubet e Kosovës mund të përfitojnë financiarisht nga ky program, nëse ndonjë lojtar i tyre do të ftohet gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026 dhe potencialisht në Botëror.

    Në grumbullimin e shtatorit, selektori Franco Foda, nuk e përfshiu asnjë lojtar nga klubet e Kosovës në listë për ndeshjet kundër Zvicrës dhe Suedisë. Ka pasur pak lojtarë në përfaqësuese të tjera.

    Kosova deri në fund të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026 do t’i zhvillojë edhe katër ndeshje.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.