Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Si shpëtoi Gjilani nga kriza e thellë?
    Ballina-2

    Si shpëtoi Gjilani nga kriza e thellë?

    11/01/2024 12:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email


    Ndryshimi i pronarëve për shkak të krizës së thellë financiare e solli klubin e futbollit Gjilani buzë greminës në verën e vitit 2023. Ish-presidenti i klubit Florim Zuka dha dorëheqje pas mos-sukseseve të skuadrës duke e lënë klubin në një situatë krejtësisht të paqartë.

    Kriza kulmoi me eliminimin e humbjen në finale të Kupës së Kosovës dhe eliminimit nga Liga e Konferencës, ku më pas filloi edhe ikja e lojtarëve nga  skuadër gjilanase.

    Drejtori menaxhues i klubit, Drilon Sylejmani në një intervistë për KosovaPress, ka rrëfyer për periudhën e vështirë nëpër të cilën kaloi ky klub.

    Por, nuk kaloi shumë kohë dhe interesimi i investitorëve për të marrë drejtimin e klubit nuk mungoi. Madje, Sylejmani zbulon për herë të parë për KosovaPress se për klubin pati interesim edhe nga shtete të ndryshme të Evropës.

     “Mund të konfirmoj për herë të parë që kemi pasur biseda të vazhdueshme edhe me investitorë nga jashtë vendit, mirëpo duke e pasur përgjegjësinë si një drejtues aktual i klubit ka qenë shumë e vështirë t’i besohet pronësia e klubit investitorëve, të cilët nuk kanë ndonjë plan konkret në aspektin sportiv, po ashtu edhe në atë financiar për të vazhduar me klubin. Mund të konfirmoj që kemi qenë në bisedime me investitorë nga Turqia, Anglia, Gjermania, Italia, mirëpo asnjëri nga ta nuk ka qenë shumë serioz dhe i vendosur për të marrë drejtimin e klubit. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë tranzitore për të kaluar te pronarët e rinj, ndoshta edhe duke e ditur ta kaluarën dhe mënyrën e menaxhimit të presidentit Florim Zuka, ka qenë e vështirë që t’i besohet dikujt që është po aq serioz sa ka qenë edhe ai”, theksoi më tutje Sylejmani.

    Gjithsesi, klubi iu besua një grupi investitorësh kosovarë, për të cilët Sylejmani shprehet i bindur se do ta kthejnë Gjilanin në nivelet që ka qenë më parë.

    Sylejmani thotë se fuqia e tyre financiare pritet të dëshmohet qysh në afatin kalimtar të janarit ku klubi synon blerje të lojtarëve të kalibrit të lartë.

    Sylejmani konfirmoi se trajneri i skuadrën Gentjan Mezani e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të pronarëve të klubit, edhe pse dihet se në futboll trajnerin e mbajnë në punë vetëm rezultatet.

    Drejtori i Gjilanit foli për nevojën e madhe që Gjilani ka për një stadium të ri, në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen në një atmosferë shumë më pozitive, derisa shtoi se është optimist se ndërtimi i tij do të fillojë gjatë vitit 2024.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.