Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Si shteti, si tifozët: Huliganët serbë rrahën tifozët anglezë në qendër të Beogradit (Video) shqetësuese)
    Ballina-2

    Si shteti, si tifozët: Huliganët serbë rrahën tifozët anglezë në qendër të Beogradit (Video) shqetësuese)

    15/12/2023 14:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në vend që të flasin nëpër Evropë për futbollin dhe ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Crvena Zvezdës (3:2) në xhiron e gjashtë të Champions League, ata do të flasin për dhunë në rrugët e Beogradit.

    Një grup tifozësh të Manchester Cityt janë sulmuar nga tifozët e klubit serb. 30 prej tyre sulmuan mysafirët nga Anglia, prej të cilëve ishin më pak (rreth 20), i goditën me shkopinj druri në kokë dhe në trup pasi i nxorën zvarrë nga kafeneja.

    Gjithashtu u konfiskua një flamur i Manchester Cityt, transmeton Ballkani.info.

    Po ashtu u shfaq një foto e një fansi të cilit iu desh të qepte kokën pas sulmit. Përmbajtja para jush është shqetësuese.

    Anglezët ishin ulur në një lokal në afërsi të Teatrit Kombëtar, në rrugën “Braçe Jugoviqa”, afër kryqëzimit me Dobraçinën, kur një grup prej rreth tridhjetë tifozësh erdhi në atë vend.

    Fillimisht në rrjetet sociale është shfaqur një video e përleshjes, por më pas është shfaqur një video direkt nga lokali.

    Në video shihet një pjesë e përleshjes, si dhe një konflikt në të cilin kanë kërcitur grushtat…

    Siç u tha jozyrtarisht, mbështetësit e bardhekuqve kanë rrahur një grup të vogël tifozësh të Cityt dhe kanë përdorur shkopinj druri në sulm, ndërsa policia ka reaguar me shpejtësi dhe ka mbërritur në vendngjarje me mjete patrullimi.

    Në momentin që ka mbërritur policia, tifozët tashmë ishin shpërndarë dhe sulmuesit e maskuar tashmë janë në kërkim dhe po punohet për identifikimin e tyre.

    Mesa duket anglezët nuk kanë bërë shumë zhurmë para se të ndodhte i gjithë incidenti.

    Huliganët serbë njihen për dhunën që e shkaktojnë në stadiume dhe jashtë tyre. Tifozët e C.Zvezdës në vazhdimësi kanë qenë të lidhur me pushtetin në Serbi, duke filluar nga krimineli Arkan e deri të presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq. /Ballkani.info/

    Man City last night in Serbia pic.twitter.com/2u9mcYUtoq

    — Dubs life (@dubslife1) December 14, 2023
    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.