Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Si u pagëzua Messi me emrin Lionel? – Nëna e tij zbulon historinë interesante, thotë se asaj i pëlqente një tjetër emër
    Ballina-1

    Si u pagëzua Messi me emrin Lionel? – Nëna e tij zbulon historinë interesante, thotë se asaj i pëlqente një tjetër emër

    26/12/2022 00:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Celia, nëna e futbollistit kampion bote, ka zbuluar sesi ishte puna që djali i saj u pagëzua me emrin Lionel.

    Ajo ka pranuar se dëshironte që ai të quhej ndryshe. Por, ishte babai i sulmuesit argjentinas, Jorge, i cili përfundoi duke shkruar me emrin Lionel në gjendje.

    “Nuk kishim emër mashkulli, më ka pëlqyer gjithmonë Leonel”, ka treguar nëna e yllit të kombëtares së Argjentinës. 

    “Kur Jorge shkoi ta shkruante, i vuri Lionel… kur erdhi gati e vrava”, shtoi ajo, sipas mediumit “NoticiasNet”.

    E pyetur se pse burri i saj përfundoi duke zgjedhur këtë emër, në vend të Leonelit siç kishin rënë dakord, përgjigja ka të bëjë me fanatizmin e çiftit për një artist të madh. 

    “Neve na pëlqeu shumë Lionel Richie”, pranoi ajo.

    Kur kjo histori u bë e njohur, shumë gazetarë e pyetën vetë Lionel Richie, se çfarë mendonte se emri i tij e kishte frymëzuar babanë e Lionel Messit kur ishte fjala për pagëzimin e djalit të tij. 

    “Fillimisht mendova se ishte një shaka”, tha ai, duke shtuar: “Dhe më pas bëra një hetim dhe pashë që ishte nëna e tij ajo që e tha. Ishte e vërtetë. Më lejoni t’ju them këtë: ‘e kuptoj që ai nuk mund të këndojë dhe dua t’ju njoftoj se nuk di të luaj futboll’”.

    Por, sigurisht se në Argjentinë emri Leonel deri më tani ishte shumë më i popullarizuar se Lionel, kështu që shumë njerëz përfunduan duke thënë Leo në vend të Lio.

    Diçka që edhe vetë lojtari përfundoi duke e pranuar: “Plaka ime do të më vrasë, por Leo tashmë është këtu”.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.