Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sigal Prishtina akuzon FBK-në që në koordinim me Trepçën caktuan datën e ndeshjes finale
    Ballina-1

    Sigal Prishtina akuzon FBK-në që në koordinim me Trepçën caktuan datën e ndeshjes finale

    25/04/2023 23:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e basketbollit Prishtina vazhdon me komunikata të fuqishme para ndeshjes vendimtare me KB Trepça që luhet në kuadër të gjysmëfinales së Play- Offit.

    Tani ka në sulm edhe FBK-në, të cilën e akuzon se në koordinim me Trepçën dhe në kundërshtim me rregullore e caktuan terminin e ndeshjes vendimtare për kualifikim në serinën finale të titulli.

    Prishtina ka publikuar edhe komunikimin me FBK-në e Trepçën.

    Njoftimi në faqen zyrtare të klubit ⬇️

    “Të dashur Plisa, tifozë e qytetarë të Prishtinës,

    Parregullsitë, kurdisjet, ryshfeti e presionet nuk kanë të ndalur dhe si vazhdimsi e kësaj klike keqbërësish, ju njoftojmë se FBK në koordinim të plotë me KB Trepca e në kundërshtim flagrant me rregulloret e vetë Federatës kanë lajmëruar arbitrarisht për termin të ndeshjes së pestë në kundërshtim me Propozicionet e Garave.

    Për shkak të pamundësisë së zhvillimit të ndeshjes të Enjten në mungesë të orarit në palestër si rezultat i ndeshjes ndërkombëtare të hendbollit mes Kosovës dhe Malit të Zi, kemi kërkuar që ndeshja të zhvillohet ose të Mërkurën ose të Premten pra 24 orë më herët ose më vonë, dhe është hera e parë në histori të basketbollit të Kosovës që një ekip të kundërshtojë një kërkesë të tillë legjitime me arsye objektive, dhe në dijeni të FBK-së.

    Caktimi i ndeshjes për ditën e diel nga FBK është kundërshtuar nga ne pasi që është në kundërshtim me të gjitha nenet e Propozicioneve të Garave që rregullojnë çështjen e orarit dhe organizimit të ndeshjes.

    Më poshtë gjeni edhe përgjigjen dhe kërkesën e klubit tonë që Federata të punojë konform rregullores të miratuar nga organet e saj vendimmarrëse.

    Kështu që sa i përket Prishtinës dhe Plisave, kudo e kurdo caktojeni, ne jemi të gatshëm.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.