Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sigal Prishtina fiton ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale
    Ballina-2

    Sigal Prishtina fiton ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale

    23/04/2025 20:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sigal Prishtina e ka fituar ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së plejofit ndaj Trepçës të mërkurën mbrëma me rezultat 90:83, pas vazhdimit prej pesë minutash. Koha e rregullt e ndeshjes dramatike, që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, përfundoi baras 77:77.

    Por në vazhdimin prej pesë minutash, Prishtina doli fituese dhe kështu barazoi 1:1 serinë gjysmëfinale të plejofit.  

    Prishtina e kishte humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të shtunën në palestrën e stërmbushur “Minatori” në Mitrovicë me rezultat 80:65, por të mërkurën humbi nga Prishtina.

    Trepça e fitoi çerekun e parë 23:13, ndërsa i humbi çerekun e dytë 23:18 dhe tretë 2014, si dhe pesëminutëshin e vazhdimeve 13:6. Çereku i katërt i takoi Trepçës 22:21. Por në fund, Prishtina fitoi ndeshjen me shtatë pikë dallim.

    Ndeshja ishte me shumë rivalitet në parket. 

    Te Sigal Prishtina me lojë të mirë u shqua Jordan Davis me 23 pikë, shtatë kërcime e katër asistime. Rashid Mahalbashiq shënoi 15 pikë, nëntë kërcime e tri asistime, kurse kapiteni Fisnik Rugova dhe Donat Clark shënuan nga shtatë pikë. 

    Tekele Cotton ishte më i miri te Trepça me 19 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.

    Mikaile Tmushiq shënoi 17 pikë, ndërsa pati edhe pesë kërcime. Sammy Hunter realizoi gjashtë pikë, tre kërcime e dy asistime.

    Sigal Prishtina, që përfundoi e treta në stinorin e rregullt, në gjysmëfinale arriti pas fitores ndaj Vëllaznimit 2:1. Ndërkohë, Trepça ishte e dyta dhe e nisi garën e plejofit nga gjysmëfinalja. 

    Trepça i kishte humbur tri prej katër ndeshjeve kampionale të edicionit aktual nga Sigal Prishtina. Ndeshja e tretë luhet në Mitrovicë të shtunën.

    Ndërkohë, të enjten zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Pejës dhe Bashkimit. Ndeshja luhet në “Karagaçi” në Pejë. Prizrenasit e fituan bindshëm gjysmëfinalen e parë të pljeofit të Superligës së Kosovës në basketboll. Të dielën në “Sezai Surroi”, Bashkimi e mposhti Pejën me rezultatin 81:61. 

    Bashkimi stinorin e rregullt e përfundoi në pozitën e parë dhe në çerekfinale ishte i lirë. Ndërkohë Peja në çerekfinale të plejofit, pejanët eliminuan skuadrën nga Suhareka, Golden Eagle Ylli. Ndaj Yllit, Peja fitoi me rezultatin 2:1, ndonëse suharekasit e kishin përparësinë e terrenit vendës.

    Për kalim në finale duhen tri fitore.

    TË LIDHURA

    Yamal, ylli i mbrëmjes në fitoren dramatike të Spanjës 5:4 ndaj Francës

    05/06/2025 22:59

    “Arena Kombëtare” merr sërish emrin “Air Albania”

    05/06/2025 21:49

    “Heshti Beogradin 38 vite më parë”, legjenda vlonjate, Sokol Kushta: Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve!

    05/06/2025 21:04

    Interi zgjedh një ish-lojtar për trajner të ri

    05/06/2025 20:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.