Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Simonovski ftohet nga Përfaqësuesja e Maqedonisë, por e refuzon ftesën pasi fokusin e ka te Drita
    Ballina-2

    Simonovski ftohet nga Përfaqësuesja e Maqedonisë, por e refuzon ftesën pasi fokusin e ka te Drita

    10/10/2022 17:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Marko Simonovski është duke kaluar në një formë fantastike në këtë fillim të sezonit 2022/23 me fanellën e Dritës.

    Forma e tij aktuale ka zgjuar interesimin e Maqedonisë së Veriut, Kombëtare kjo që së fundmi e ka ftuar sulmuesin e Dritës për ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite, të cilë e zhvillon më 22 tetor si mysafire.

    Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Simonovski e ka refuzuar ftesën e Kombëtares maqedone, pasiqë është i fokusuar në ndeshjet e rëndësishme në Superligë.

    Ftesa e fqinjve tanë për 30-vjeçarin përfshin datat 16-23 tetor, pikërisht koha kur skuadra gjilanase zhvillon dy ndeshje ndaj Prishtinës dhe Ferizajt.

    Sulmuesi i bardhekaltërve ka vendosur që ftesa të refuzohet në mënyrë që t’i ndihmojë ekipit të tij në këto dy ndeshje në elitën e futbollit kosovar.

    Simonovski në 10 paraqitje me Dritën në këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar një asistim.

    Me Kombëtaren A të Maqedonisë së Veriut, Simonovski ka tri paraqitje, teksa është paraqitur gjashtë herë për U19 dhe shtatë paraqitje me U21.

    TË LIDHURA

    Te Mallorca flasin për të ardhmen e Muriqit

    28/01/2026 20:04

    Konfirmohet largimi i Sterlingut nga Chelsea

    28/01/2026 19:21

    Plas grushti në miqësoren e Llapit ndaj skuadrës kazake Kaysar Kyzylorda

    28/01/2026 19:01

    Mësohen vazot e Ligës së Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë

    27/01/2026 19:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.