Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Simons i bashkohet Tottenhamit
    Ballina-2

    Simons i bashkohet Tottenhamit

    29/08/2025 21:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Xavi Simons është lojtari më i ri i Tottenham Hotspurit. Tottenhami të premten e ka zyrtarizuar transferimin e Simonsit nga RB Leipzigu.

    Simons me Tottenhamin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

    Mësohet se Leipzigu nga shitja e Simonsit ka përfituar 65 milionë euro.

    Reprezentuesi i Holandës, Simons, te Tottenhami do ta veshë fanellën me numrin shtatë.

    “Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të nis. E kam ëndërruar këtë për një kohë të gjatë. Është një klub i shkëlqyer dhe kur takova trajnerin kryesor e dija menjëherë se ky ishte vendi i duhur për mua. Do t’i sjell ekipit punë të palodhur dhe disiplinë. Dua të bëj gjithçka që mundem për të fituar, për ekipin dhe gjithashtu për tifozët”, ka thënë Simons për faqen zyrtare të Tottenhamit.

    Trajneri i Tottenhamit, Thomas Frank, deklaroi se Simons do të jetë forcë shtesë për skuadrën.

    “Jam shumë i kënaqur që e kemi sjellë Xavin. Ai është një shtesë e shkëlqyer për skuadrën. Ai është ende i ri, megjithatë ai tashmë ka përvojë të mirë dhe, gjatë viteve të fundit, ka luajtur shumë ndeshje në nivelin më të lartë. Xavi ka dëshmuar aftësinë e tij për të shënuar gola dhe për të dhënë asistime, si nga pozicioni i numrit dhjetë ashtu edhe nga krahu i majtë”, tha Frank.

    22-vjeçari Simons me Leipzigun zhvilloi 78 ndeshje duke kontribuar me 22 gola dhe 24 asistime.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.