Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit
    Ballina-1

    Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

    11/07/2025 20:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tenisti italian, Jannik Sinner, ka shënuar fitore bindëse ndaj Novak Gjokoviqit në gjysmëfinale të turneut Grand Slam “Wimbledon”.

    Të premten pasdite, italiani 23-vjeçar fitoi 3:0 në sete ndaj tenistit serb.

    Dy setet e para Sinneri i fitoi me rezultatin 6:3, duke shfaqur lojë të nivelit të lartë. Të tretin e fitoi me rezultatin 6:4.

    Ndërkohë Gjokoviqi ka pasur telashe fizike gjatë ndeshjes.

    Në finalen e së dielës, Sinneri takohet me spanjollin Carlos Alcaraz. Alcaraz më herët të premten fitoi 3:1 në sete ndaj amerikanit Taylor Fritz.

    Sinner për herë të parë do të paraqitet në finale të Wimbledonit.

    Ai ka fituar në Australian Open në vitet 2024 e 2025, ndërsa vjet e fitoi edhe Grand Slamin “US Open”. Në “French Open” është mposhtur në finale më herët këtë vit.

    E ndërkohë tenisti serb Gjokoviq mbetet me shtatë tituj të Wimbledonit. As këtë vit nuk mund ta barazojë legjendën Roger Federer që ka tetë. 

    Te tenistet në finale janë kualifikuar amerikania Amanda Anbisimova dhe polakja Iga Swiatek. Finalja e tenisteve është të shtunën.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.