Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sipas projektit të ri, stadiumi i Gjilanit do të jetë i mbuluar
    Ballina-1

    Sipas projektit të ri, stadiumi i Gjilanit do të jetë i mbuluar

    13/05/2025 19:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Punimet për rinovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit pritet të rinisin shumë shpejt.

    Kështu të paktën ka paralajmëruar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

    Hyseni ka njoftuar të martën se vendimi i fundit i marrë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) hap rrugën e realizimit të, siç shkruan ai, “projektit madhor”.

    Hyseni në njoftim ka bërë të ditur se stadiumi i Gjilanit do të jetë sipas standardeve të UEFA-s.

    “Pas shumë vjetësh padrejtësi, sot është marrë vendimi për Stadiumin e Gjilanit që të gjithë po e presim me padurim. Vendimi i OSHP-së i hap rrugë realizimit të këtij projekti madhor. Tashmë nuk ka më dilema: procedurat ecin përpara dhe Gjilani do ta ketë stadiumin që i takon, sipas standardeve të UEFA-s, ashtu siç kemi premtuar! Ne nuk ndalemi. Për krenarinë tonë, për qytetin e sportit e sportistëve, shihemi së shpejti në stadium”, ka shkruar Hyseni në rrjetet sociale të martën.

    Ai ka publikuar edhe vendimin e OSHP-së.

    “Refuzohet si e pabazuar ankesa lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘Punët ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm (zbatues kryesor) të rregullimit hapësinor, të arkitekturës dhe inxhinierisë për ndërtimin dhe përshtatjen (rikonfigurimin e stadiumit në Gjilan)”.

    Pas publikimit të vendimit, Hyseni ka bërë edhe një koment, duke theksuar se “projekti i stadiumit do të ndryshohet, do të mbulohet i tëri e do të bëhet më modern dhe se tashmë është krijuar grupi punues”.

    Guri themeltar për rinovimin e stadiumit në Gjilan ishte vendosur në vitin 2017. Në bazë të projektit të vjetër, rinovimi është dashur të përfundonte më 23 tetor të vitit 2020. Punimet u ndërprenë në gusht të vitit 2022, kur Komuna e Gjilanit shkëputi kontratën me kompaninë e kontraktuar.

    Drita e Gjilani ndeshjet si vendës i luajnë në fushën me bari artificial.

    Kampionia Drita dhe Gjilani janë prej klubeve më të organizuara në Kosovë. Qëndrojnë mirë edhe financiarisht. Por mungesa e stadiumit i ka penalizuar shumë në vitet e fundit.

    TË LIDHURA

    Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, arrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

    07/06/2025 10:25

    Emërllahu pas golit të parë me Kosovën: Ia dedikoj familjes dhe bashkëlojtarëve

    06/06/2025 21:57

    Zabërgja: Ndjenjë e jashtëzakonshme që të luash për Kosovën

    06/06/2025 21:37

    Kosova vazhdon me fitore, “shpërthen” ndaj Armeninë

    06/06/2025 20:56
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.