Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “S’ishte e vështirë të luaja në pozita të ndryshme”, Milot Rashica pas golit me Besiktasin
    Ballina-2

    “S’ishte e vështirë të luaja në pozita të ndryshme”, Milot Rashica pas golit me Besiktasin

    22/08/2025 15:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica shënoi dje golin e tij të parë sezonal në barazimin 1-1 të Beshiktashit si mysafir i Lausanne.

    Kështu ai ishte edhe i përzgjedhuri i mediave turke që kishin udhëtuar drejt Zvicrës për të dhënë intervistë pas mbarimit të ndeshjes.

    Lojtari nga Vushtrria gjatë 90 minutave ndryshoi në disa raste pozicionin në fushë, duke u alternuar me dy mesfushorët e tjerë ofenzivë, Joao Mario dhe Rafa Silva, teksa tha se kjo nuk ishte problem për të.

    “S’ishte e vështirë të luaja në pozita të ndryshme, pasi ne patëm posedimin në shumicën e kohës, vrapimet shpesh herë i patëm me topin në këmbë” – tha ai.

    I pyetur për ndeshjen, futbollisti ishte i bindur se skuadra luajti mirë dhe duhet të kishte shënuar më shumë gola, por gabimet iu kushtuan me barazim.

    “Nisëm ndeshjen mirë, mbajtëm topin në posedim në shumicën e kohës dhe ata kishin raste vetëm kur ne bënim gabime. Mendoj se ne u mbrojtëm mirë, shënuam gol, patëm disa shanca dhe mendoj se kemi mundur të shënojmë edhe një ose dy gola më shumë dhe ta fitonim herët këtë ndeshje. Duhet të punojmë në ndërprerje ku pësuam përsëri, kemi dhe një ndeshje në shtëpi dhe duhet ta përfundojmë punën atje” – Përfundoi Rashica.

    Beshiktashi luan ndeshjen e kthimit ndaj Lausanne të enjten e ardhshme dhe në rast të fitores do të kualifikohej në Conference League.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.