Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Situata e Franco Fodas, reagon Agim Ademi: Trajneri ka obligime kontraktuale me ne
    Ballina-1

    Situata e Franco Fodas, reagon Agim Ademi: Trajneri ka obligime kontraktuale me ne

    12/06/2025 10:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatë së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar për spekulimet që lidhin për një largim të Franco Fodas nga Kosova.

    Mbrëmë u raportua se Foda mund të largohet nga Kombëtarja “dardane” pasi ka ofertë nga klubet e Arabisë Saudite.

    Megjithatë, Agim Ademi thotë se nuk është informuar nga trajneri gjerman në lidhje me këto interesime

    Ai po ashtu thotë se Foda ka obligime kontraktuale dhe do të qëndrojë në Kombëtare, sidomos në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

    “Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si president dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër.

    “Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, shkruhet në reagimin e Agim Ademit.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.