Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Situatë e vështirë për Drilon Islamin te CFR Cluj, largimi mund të jetë afër
    Ballina-1

    Situatë e vështirë për Drilon Islamin te CFR Cluj, largimi mund të jetë afër

    11/07/2025 16:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Situata e Drilon Islamit te CFR Cluj po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, pasi mesfushori nga Kosova është lënë jashtë listës së skuadrës edhe në dy ndeshjet e para zyrtare të sezonit.

    Fillimisht, 24-vjeçari mungoi në finalen e Superkupës së Rumanisë kundër FCSB, ku Cluj u mposht 2-1.

    Mungesa e tij u komentua si një vendim taktik nga trajneri Dan Petrescu, por edhe në ndeshjen e djeshme (e enjte) ndaj Paks në raundin e parë të Ligës së Konferencës, e cila përfundoi 0-0 në Hungari), Islami nuk u përfshi as në listën prej 24 lojtarësh.

    Islami në stërvitje te Cluji

    Ndërkohë, mesfushorët tjerë nga Kosova, Meriton Korenica dhe Lindon Emerllahu u aktivizuan si titullarë në të dyja sfidat, duke treguar se Petrescu aktualisht u beson më shumë atyre.

    Sipas burimeve të Telegrafit, Islami ende nuk ka arritur të bindë stafin teknik, dhe nuk përjashtohet një largim i mundshëm gjatë këtij afati kalimtar veror.

    Islami gjatë një ndeshje miqësore para-sezonale

    Konkurrenca në mesfushë është e madhe, dhe pavarësisht pritshmërive të larta nga transferimi i tij nga Prishtina, lojtari për momentin mbetet jashtë planeve.

    Në javët në vijim pritet të sqarohet më qartë e ardhmja e tij në Cluj – me opsionin e një huazimi apo transferimi të përhershëm që gjithnjë e më shumë po përmendet në prapaskenë. 

    TË LIDHURA

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44

    Muriqi me fjalë të fuqishme gëzimi pas fitores së madhe ndaj Suedisë

    09/09/2025 13:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.