Futboll ndërkombëtar

‘Siuuu’, festa e yllit ganez në fytyrën e Ronaldos dhe reagimi epik nga CR7

‘Siuuu’, festa e yllit ganez në fytyrën e Ronaldos dhe reagimi epik nga CR7

Portugalia ka marrë një fitore spektakolare me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Ganës. Ka qenë një ndeshje që do të mbahet gjatë në mendje nga Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në botërorin e tij të pestë radhazi. CR7 kishte shënuar edhe në vitet 2006, 2010, 2014 dhe 2018, derisa bëhet futbollisti i parë që shënon

Besnik Batusha

Portugalia ka marrë një fitore spektakolare me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Ganës.

Ka qenë një ndeshje që do të mbahet gjatë në mendje nga Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në botërorin e tij të pestë radhazi.

CR7 kishte shënuar edhe në vitet 2006, 2010, 2014 dhe 2018, derisa bëhet futbollisti i parë që shënon në pesë Kampionate Botërore.

Përveç golit nga portugezi, një ngjarje interesante ndodhi edhe në minutën e 89-të të ndeshjes, kur Gana realizoi golin e dytë.

Osman Bukari realizoi gol për ta ngushtuar epërsinë në 3-2, por ajo që bëri më shumë bujë ishte festa e sulmuesit ganez në stilin e Cristiano Ronaldos.

Ghana's Osman Bukari really hit Ronaldo's "SIUUU" celebration 😅 pic.twitter.com/xy0SWtqggu

— Bleacher Report (@BleacherReport) November 24, 2022

23-vjeçari festoi në mënyrën e CR7 ‘SIUUU’, por kjo gjë nuk i bëri fare përshtypje portugezit.

Kjo pasi Ronaldo ishte i nervozuar me repartin e mbrojtjes që bërë gabim që lejuan shënimin e golit të ganezëve.

Gjithsesi portugezët morën tre pikë të arta në ndeshjen e parë në ‘Katar 2022’, derisa ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë përballë Uruguait.

FestaRonaldoSiuuu

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions