“Siuuu”- Gazetari arab i entuziazmuar gjatë prezantimit të Ronaldos tek Al Nassr, ky ishte reagimi i portugezit

Cristiano Ronaldo është prezantuar te klubi i ri në Arabinë Saudite, Al Nassr. Pesë herë fituesi i Topit të Artë që u zyrtarizua pak ditë më parë te klubi arab ka thënë se ai ka fituar gjithçka në Evropë dhe se ajo ishte ndër arsyet që ka zgjedhur Arabinë Saudite për destinacion të ri. Në
Cristiano Ronaldo është prezantuar te klubi i ri në Arabinë Saudite, Al Nassr.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë që u zyrtarizua pak ditë më parë te klubi arab ka thënë se ai ka fituar gjithçka në Evropë dhe se ajo ishte ndër arsyet që ka zgjedhur Arabinë Saudite për destinacion të ri.
Në konferencë për media, gjatë fjalëve të para të Ronaldos si lojtar i klubit arab, të pranishëm ishin shumë gazetarë.
Një nga ta, i entuziazmuar në sallë, ka brohoritur me shprehjen e famshme të Ronaldos gjatë festimit të golave “Siu”.
🚨 A journalist hit the SIIIIUUU at the Cristiano Ronaldo press conference. 😭
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) January 3, 2023
🎥 @footballdaily pic.twitter.com/TWl5raaR3j



