Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sivasspori, kundërshtari i radhës i Ballkanit me ecuri aspak të mirë – 13 ndeshje, vetëm një fitore
    Ballina-1

    Sivasspori, kundërshtari i radhës i Ballkanit me ecuri aspak të mirë – 13 ndeshje, vetëm një fitore

    03/10/2022 17:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sivasspori, kundërshtari i radhës i Ballkanit në grup të Ligës së Konferencës po kalon nëpër një periudhë aspak të mirë të rezultateve.

    Ekipi elitar turk nuk dinë për fitore për 136 ditë në kampionatin elitar të futbollit në Turqi, raporton mediumi turk “hurriyet”, transmeton Demokracia.com.

    Sivasspor pësoi humbje 1:2 në shtëpi nga Hatayspori në kuadër të javfës së tetë kampionale në Superligën e Turqisë.

    Në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Sivasspori ka shënuar vetëm një fitore.

    Triumfi i ekipit turk erdhi pikërisht në Ligën e Konferencës kundër CFR Cluj në kuadër të Grupit G.

    Kjo ecuri e Sivassporit mund të jetë sinjal pozitiv për Ballkanin që mund ta shfrytëzoj presionin e skuadrës kundërshtare për të arritur një rezultat pozitiv në takimin e radhës.

    Sivasspori dhe Ballkani përballen këtë të enjte me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Yeni  Eylul Stadyumu”.

    Ballkani ka një pikë në pozitën e tretë në Grupin G, krahas Sivassporit që ka katër pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Slavia Praha.

    TË LIDHURA

    Rubin Kazani nuk i shet Dakun e Shabanhaxhajn

    02/02/2026 19:44

    “Dashuria për vendin vazhdon edhe kur roli ndryshon”: FFK publikon një video të veçantë për legjendat e Kosovës

    02/02/2026 18:35

    Fitoi 7,5 milionë dollarë në SHBA, sulmuesi i Kombëtares shqiptare bëhet gati për firmën në Serinë B

    02/02/2026 14:08

    Chelsea fiton në fund superndeshjen ndaj West Hamit

    31/01/2026 21:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.