Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “S’jam Brad Pitt, por femrat vinin vetë, edhe disa brenda natës”, vazhdon të çuditë francezi
    Fun

    “S’jam Brad Pitt, por femrat vinin vetë, edhe disa brenda natës”, vazhdon të çuditë francezi

    07/11/2022 23:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në Angli vijon gjyqi ndaj Benjamin Mendy, ish-futbollist i Manchester City-t, ndaj të cilit rëndon akuza e rëndë e përdhunimit. E pyetur nga avokatja e tij, Eleanor Laws KC, 28-vjeçari i tha gjykatës Chester Crown se ishte “sinqerisht, shumë e lehtë” që të takonte femra të ndryshme dhe të bënte seks me disa prej tyre brenda natës ishte “normale”.

    Mendy mohon shtatë akuza për përdhunim, një akuzë për tentativë përdhunimi dhe një akuzë për sulm seksual ndaj gjashtë grave të reja. Ai pohoi se vëmendja për femrat u bë “10 herë më shumë” kur filloi të luante për City-n. Ai theksoi se filloi të merrte mesazhe nga femra të ndryshme në Instagram: “E di që nuk jam Brad Pitt dhe e di që gratë nuk erdhën tek unë për atë që dukem, por për faktin se isha futbollist i City-t”.

    Francezi ngulmoi se ishte “i drejtpërdrejtë” me femrat, duke shtuar: “Për mua, nëse ata donin të bënin seks dhe unë doja, gjithçka ishte në rregull. Unë do të vazhdoja festën time”.

    Mendy u tha gjykatësve se shpesh flinte me gra të ndryshme në të njëjtën natë. “Për mua ishte normale, vetëm tani e kuptoj që tingëllon keq”.

    TË LIDHURA

    Daku: Fitorja ndaj Serbisë më e madhja në karrierë, fantastike që Shqipëria dhe Kosova të jenë në Botëror

    27/10/2025 11:13

    Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Sllovenisë: Udhëtojmë më të motivuar se kurrë

    24/10/2025 12:40

    Fitorja e dytë rresht për Galatasarayn në Champions

    22/10/2025 20:51

    Kosovarët vendimtarë në fitoren e Rubin Kazanit për Kupë të Rusisë

    22/10/2025 20:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.