Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    S’ka fitues në derbin e javës, Arsenali dhe Newcastle ndajnë pikët
    Ballina-1

    S’ka fitues në derbin e javës, Arsenali dhe Newcastle ndajnë pikët

    03/01/2023 23:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali dhe Newcastle United janë ndarë në “paqe” në derbin e javës së 19-të në Premierligë të zhvilluar në stadiumin “Emirates”.

    Për 90 minuta lojë, rezultati mbeti i pandryshuar 0:0, me dy skuadrat që u pajtuan në fund me nga një pikë.

    “Topçinjtë” ishin më kërkues për gjatë tërë duelit, duke dominuar thuajse në të gjitha aspektet e lojës.

    Për londinezët në fushë nga minuta e parë ishte edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-të.

    Kësisoj, Arsenali përkundër barazimit mbetet lider me 44 pikë, tetë më shumë se City që ka një ndeshje më pak.

    Newcastle United, befasia e këtij edicioni në Premierligë është i treti me 35 pikë, po aq sa Man United një pozitë më poshtë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.