Interi e Milani nuk kanë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Championsit.
Milani krijoi dy raste të mira, por që nuk i shndërroi në gol. Ka rrezikuar edhe Interi, që ka epërsinë 2:0 nga ndeshja e parë.
Interi i kishte shtatë tentime gjithsej, ndërsa Milani katër.
