Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skandal bastesh në futbollin rumun, fillojnë hetimet
    Ballina-2

    Skandal bastesh në futbollin rumun, fillojnë hetimet

    17/01/2024 20:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Superliga e futbollit në Rumani është përfshirë në një skandal bastesh. Portieri i FC Craiova, Sorin Mogosano është në hetim për përfshirje në baste sportive.

    Dyshohet se në një llogari të krijuar nga ai dhe po me emrin e tij janë vendosur 50 baste, gjë që nuk lejohet për një futbollist profesionist.

    “Është vetëm fillimi, ka lidhje të shumta që me siguri do të dalin në dritë. Portieri ka vënë bast mbi 50 tiketa, në thelb ka bërë mbi 50 baste, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, nga e njëjta llogari. E pabesueshme është se ajo llogari është krijuar me të dhënat e tij personale. Në këtë moment të gjitha indikacionet tregojnë se është ai që ka vënë bast”, i ka thënë një burim nga hetimi portalit rumun “Pro Sport”.

    Nga ana tjetër, vetë portieri ka pranuar se ka një llogari që e përdor për lojëra kazinoje dhe jo për baste sportive. Presidenti i Craiovas, Adrian Mititelu duket i habit nga ky veprim, duke thënë se nuk është momenti për ndëshkime.

    TË LIDHURA

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.