Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skandal: Lojtari serb sulmon me thikë një trajner në Çeki, arrestohet nga policia
    Futboll ndërkombëtar

    Skandal: Lojtari serb sulmon me thikë një trajner në Çeki, arrestohet nga policia

    26/10/2022 16:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti serb, Borjan Gjorgjiq, është ka shkaktuar një skandal të madh në Çeki, ku bëri një incident të rëndë në stërvitjen e skuadrës ku luan, Warnsdorf në Ligën e Dytë.

    Sipas mediave çeke, ai ka sulmuar me thikë trajnerin e portierëve Radek Porçal për arsye dhe motive që ende nuk janë përcaktuar, për të cilat hetimi duhet të japë një pasqyrë më të qartë në ditët në vijim.

    Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar faktet dhe ka arrestuar futbollistin serb, i cili që atëherë ndodhet në paraburgim.

    “Nuk do të doja të komentoja asgjë tani derisa policia të jetë e para që do të flasë, por lojtari ynë më zhgënjeu. Nëse gjithçka rezulton e vërtetë, kthimi i tij këtu nuk bëhet fjalë”, tha njeriu i parë i Warnsdorf, Vlastimil Gabriel pas incidentit, raporton Denik.

    TË LIDHURA

    Hakan Sukur “befason” me vlerësimin për Kosovën: Mund të ishte edhe e para në grup, Turqia nuk do ta ketë të lehtë

    21/11/2025 16:28

    UEFA zyrtarizon oraret: Kosova dhe Shqipëria si mysafire për biletën e finales së play-off-it

    21/11/2025 16:04

    Vedat Muriqi fillon stërvitjen me Mallorcan, i gatshëm për ndeshjen e vikendit

    21/11/2025 15:46

    Spalletti para ndeshjes me Juventusin: Të gjithë lojtarët janë gati, edhe ata që kanë ardhur nga Kombëtaret!

    21/11/2025 15:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.