Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skandal në derbin e basketbollit kosovar, tifozët e Gjakovës e vërshëllyen himnin e Kosovës
    Ballina-2

    Skandal në derbin e basketbollit kosovar, tifozët e Gjakovës e vërshëllyen himnin e Kosovës

    25/10/2022 13:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vëllaznimi dhe Trepça e zhvilluan një ndeshje spektakolare basketbolli në fundjavë në palestrën e stërmbushur “Shani Nushi” në Gjakovë.

    Tifozët gjakovarë ndërkohë në derbin e Superligës e shpalosën një parullë trimërie: “Të gatshëm për veri, Mitrovica është Shqipëri”, ndërkohë që e dogjën edhe një flamur serb.

    Por, një skenë e turpshme që u pa dhe u dëgjua në këtë palestër, e që nuk u bë e madhe, ishte ajo që ndodhi në momentin e intonimit të himnit të Republikës së Kosovës.

    Tifozët gjakovarë në mënyrë skandaloze në kor e vërshëllyen dhe e kontestuan himnin e shtetit.

    Më pas, ata filluan ta intononin himnin kombëtar shqiptar.

    Mungesa e respektit ndaj himnit shtetëror është për çdo kritikë, jo vetëm për tifozët gjakovarë, por për të gjithë ata tifozë që e praktikojnë një gjë të tillë të turpshme në sportin kosovar, shkruan “Gazeta Express”.

    Në vendet tjera të botës, edhe pse nuk ndodh ky fenomen, kontestimi apo vërshëllimi i himnit shtetëror është i dënueshëm me ligj. 

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.