Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skandal në EURO 2024: Stjuardët rrahën brutalisht një tifoz, dy e mbajtën, i treti e goditi me grushte
    Ballina-1

    Skandal në EURO 2024: Stjuardët rrahën brutalisht një tifoz, dy e mbajtën, i treti e goditi me grushte

    04/07/2024 10:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skena të tmerrshme janë parë gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Sllovenisë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, të cilën portugezi e fitoi pas gjuajtjeve të penalltive.

    Gjithçka ka ndodhur jashtë fushës, pra në tribuna, ku ka pasur një konflikt mes disa pjesëtarëve të shërbimit të sigurisë dhe dy tifozëve, transmeton Ballkani.info.

    Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një fans shihet i lidhur për tokë, ndërsa një tjetër goditet keq.

    Dy rojet e kanë mbajtur, ndërsa i treti e ka goditur me grusht në kokë dhe kur është rrëzuar kanë vazhduar ta godasin me grusht, madje në një moment e kanë shkelur me këmbë.

    Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë në ngjarjet sportive, veçanërisht jo në ngjarje aq të mëdha sa Kampionati Evropian.

    Më poshtë mund ta shihni videon e përleshjes dhe ju paralajmërojmë se përmban përmbajtje shqetësuese. /GazetaSport

    A fan was repeatedly punched and kicked by a steward while restrained by others stewards during Portugal vs Slovenia, and then after he wrestled his way to the ground he was kicked and punched by multiple stewards.
    Unacceptable, this should never happen!!!pic.twitter.com/FrSp6Coug5

    — Football Report (@FootballReprt) July 2, 2024
    TË LIDHURA

    Zyrtare: Albian Hajdari kalon te Hoffenheim

    25/08/2025 21:14

    Batatina: 3:0 duhej të ishte rezultati për Llapin vetëm në pjesën e parë

    25/08/2025 21:03

    Zyrtare: Ermal Krasniqi kalon te Legia Varshava

    25/08/2025 21:00

    Lëvizje e papritur në merkato, Bayerni arrin marrëveshje me “dështakun” e Premier League

    25/08/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.