Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skandal në Spanjë, presidentit të Federatës i publikohen mesazhet: Këto 3 klube nuk i duroj dot!
    Futboll ndërkombëtar

    Skandal në Spanjë, presidentit të Federatës i publikohen mesazhet: Këto 3 klube nuk i duroj dot!

    11/10/2022 14:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Luis Rubiales, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ka përfunduar në mesin e një “fortune” mediatike në Spanjë duke qenë se së fundmi “El Confidencial” ka bërë publike disa mesazhe në rrjetin social WhatsApp. Rubiales në këto mesazhe “vjell vrer” kundër klubeve të Valencias, Sevillas dhe Villareal ndërsa në një moment të caktuar thekson se kërkon t’i rrëzojë ata të Sevillas pasi nuk i preferon aspak. Më poshtë, Rubiales shton se Villareal në fakt është klubi që urren më së shumti, ndërsa në këtë renditje, Valencia mban vendin e tretë.

    Pas këtyre mesazhve skandaloze që janë publikuar, tre klubet e përmendura nga Rubiales, Valencia, Sevilla dhe Villareal kanë dalë në një komunikatë të përbashkët kundër gjuhës së përdorur nga ana e presidentit.

    “Në përgjigje të informacionit të publikuar nga El Confidencial lidhur me akuzat e Rubiales, Valencia, Sevilla dhe Villareal lëshojnë një komunikatë të përbashkët ku dënojnë mungesën e respektit nga ana e presidentit. Bisedat e tij të cilat përmbajnë fyerje, gjuhë urrejtje dhe arrogancë, janë të papranueshme nga një person me një status kaq të lartë i cili duhet të punojë në të mirë të futbollit spanjoll dhe t’i respektojë njësoj të gjitha klubet.

    Valencia, Sevilla dhe Villareal dënojnë mungesën e respektit nga Rubiales, sidomos në drejtim të fansave. Klubet i kërkojnë Rubiales të sqarojë situatën dhe të kërkojë falje ndaj klubeve dhe fansave të tyre”, mbyllet komunikata e përbashkët e Valencias, Sevillas dhe Villareal.

    TË LIDHURA

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49

    MKRS njofton për stadiumin e Gjilanit: Punimet do të përfundojnë brenda 24 muajve, vlera është rreth 13 milionë euro

    20/05/2025 18:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.