Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skandal në Spanjë, sulmuesi i Valencias akuzohet për dhunë seksuale
    Ballina-1

    Skandal në Spanjë, sulmuesi i Valencias akuzohet për dhunë seksuale

    04/12/2024 12:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Valencias, Rafa Mir është arrestuar nga policia gjatë natës së djeshme për një akuzë agresioni seksual të ngritur ndaj tij nga dy të reja.

    Futbollisti është që mbrëmë në komisariatin e qytetit të Valencia dhe pret vendimin e gjykatës për hetimin në gjendje të lirë apo nëse do të qëndrojë pas hekurave deri në procesin gjyqësor.

    Sipas raportimeve më të fundit të mediave, lojtari akuzohet për agresion seksual ndaj dy të rejave, të moshës 25 dhe 21 vjeç, në një festë private të organizuar në shtëpinë e tij, teksa pjesëmarrës në krimin e supozuar është edhe një tjetër person, i cili gjithashtu është arrestuar.

    Agresioni është denoncuar nga 25-vjeçarja, ndërsa vajza tjetër ishte dëshmitare e ngjarjeve, ndërsa më tej në raportimet “iberike” të dyja kishin nevojën e ndihmës mjekësore dhe janë dërguar në spital.

    Fqinjët e banesës së lojtarit kishin informuar policinë se mund të kishte ngjarje dhune në shtëpinë e Rafa Mir, ndërsa më pas kanë qenë forcat e rendit ata që kanë shkuar dhe kanë marrë deklarata nga të gjithë të pranishmit, para se të shoqëronin në komisariat personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

    Ndërkaq, kujtojmë se Rafa Mir është një emër i njohur në futbollin spanjoll pasi më parë ka luajtur edhe për ekipe si Las Palmas, Sevilla, Wolverhampton dhe Nottingham Forest.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.