Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skandal: Një anëtar i stafit mbështetës të Kombëtares së Shqipërisë, po hetohet për një përdhunim të mundshëm në Euro 2024
    Ballina-1

    Skandal: Një anëtar i stafit mbështetës të Kombëtares së Shqipërisë, po hetohet për një përdhunim të mundshëm në Euro 2024

    09/07/2024 16:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Re të zeza mbi aventurën e kuqezinjve në Euro 2024. Saktësisht mbi qendrën stërvitore të Kombëtares së Shqipërisë.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë publike të Dortmundit, këtë të hënë (8 korrik) një anëtar i stafit mbështetës të Kampionatit Europian të Shqipërisë, po hetohet për një vepër të dyshuar seksuale në qendrën sportive Kaiserau në Kamen.

    “Ndaj burrit nga Shqipëria po vijojnë procedimet për krim seksuale”,- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian 2024, kombëtarja shqiptare qëndroi në qendrën sportive Kaiserau në Kamen.

    Më 23 qershor, punonjësi e stafit mësohet se ka kapur nga krahu një punonjëse të qendrës sportive dhe ka kryer akte seksuale kundër vullnetit të saj në një zonë lavanderie.

    Policia e qarkut Unna u informua për incidentin rreth orës 19:30, konfirmoi zëdhënësi i policisë Bernd Pentrop.

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur menjëherë para nisjes së Kombëtares shqiptare drejt Dusseldorfit. Atje, skuadra kuqezi u përball me skuadrën spanjolle në ndeshjen e fundit të grupit.

    Prokuroria publike nuk ka dhënë më shumë informacion rreth gjendjes së viktimës së dyshuar. Sipas prokurores publike Sonja Frodermann, ajo nuk ka dijeni për ndonjë lëndim fizik të viktimës, apo qëndrim në spital.

    Meike Ebbert, kreu i qendrës sportive Kaiserau, nuk donte të jepte ndonjë informacion të mëtejshëm në lidhje me rastin e rëndë.

    “Kujdesi për punonjësen dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale janë prioriteti ynë kryesor”, tha Ebbert, duke konfirmuar incidentin.

    “Ky sulm plotëson dyshimin fillestar për përdhunim”, tha shefi i departamentit. Megjithatë, zyra e prokurorit publik nuk e përmendi në mënyrë eksplicite përdhunimin në deklaratën e saj.

    TË LIDHURA

    Sot luhet Liga e Parë, derbi në Mitrovicë

    27/08/2025 10:40

    Në Zvicër i frikësohen edhe largimit të Albian Hajdarit

    26/08/2025 20:09

    Lojtari që zgjodhi Kroacinë para Zvicrës, përkrah vendimin e Leon Avdullahut

    26/08/2025 19:55

    A e bindi Xherdani, Leon Avdullahun që të zgjedhë Kosovën?

    26/08/2025 18:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.