Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skandaloze: Bosnja e bllokon pjesëmarrjen e Kosovës në ballkanikun U21
    Ballina-1

    Skandaloze: Bosnja e bllokon pjesëmarrjen e Kosovës në ballkanikun U21

    01/08/2023 17:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pavarësisht përpjekjeve të Federatës së Volejbollit të Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha hapat për të garantuar hyrjen e Kombëtares se Kosovës U21 te vajzat në Bosnjë e Hercegovinë, kjo ka qenë e pamundur.

    Ambasada e BeH në Shkup, nuk ka qenë e aftë të lëshojë vizat për ekipin e Kombëtares U21 te vajzat.

    Federata e Volejbollit e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat e mundshëm, duke e quar në nivelet më të larta këtë problematikë.

    Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci e ka njoftuar menjëhere edhe Asociacionin Ballkanik të Volejbollit (BVA), te e cila organizatë ky veprim i organizatorit është pritur me shqetësim.

    Letër proteste z. Gjinovci ka adresuar edhe te  presidenti i CEV-it Aleksandar Boriçiç dhe te gjitha organizatat relevante të volejbollit.

    FVK decidivisht ka kërkuar që Bosnjë e Hercegovinës ti merret e drejta për organizimin e kësaj gare.

    Pavarësisht përpjekjeve të FVK-së për ta përgatitur ekipin në një grumbullim disa javor, ndërmarrjes së të gjithë hapave të nevojshëm për sigurimin e vizave dhe të gjitha aspektet tjera, kjo eshte pamundësuar për shkak të çasjes refuzuese të autoriteteve në Brçko.

    “Kërkojmë nga Ju, si autoriteti më i lartë i volejbollit në Evropë, të merren masat që gara në Bosnjë e Hercegovinë, të anulohet, sepse me moslejimin e Kosovës, eshte thyer një nga kriteret bazë, ai i dhënies së mundësisë për pjesëmarrje të secilit shtet, pavarësisht origjinës, religjionit apo bindjeve politike.

    Ky rast demotivon talentët e rinjë dhe ndikon hapur në dekurajimin e talentëve, që të ushtrojnë sportin e bukur të volejbollit.” – thuhet mes tjerash në letrën e Gjinovcit, dërguar CEV-it.

    Duke iu falënderuar edhe Komitetit Olimpik të Kosovës, kjo çështje ka arritur edhe në Komitetin Olimpik të BeH, i cili ka patur çasje pozitive dhe përkundër kësaj, autoritetet në Brçko nuk kanë siguruar të drejtën e hyrjes së ekipit tonë U21 te vajzat.

    Është për keqardhje kur po jetojmë në vitin 2023, akoma politika triumfon mbi sportin.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.