Futboll ndërkombëtar

Skena shqetësuese – sensacioni i Liverpoolit, Ben Doak rrëzohet në fushë pasi përplas kokën

Skena shqetësuese – sensacioni i Liverpoolit, Ben Doak rrëzohet në fushë pasi përplas kokën

Talenti i Liverpoolit, Ben Doak, ka përhapur skena shqetësuese në ndeshjen e vlefshme për ligën e të rinjve të UEFA-s (UEFA Youth League) duke kolabuar në fushë. 17-vjeçari është rrëzuar, pasi kishte kërcyer për t’u përplasur me kokë me një futbollist të Sportingut duke mos arritur të qëndrojë në këmbë. Stafi mjekësor ka vrapuar menjëherë

Besnik Batusha

Talenti i Liverpoolit, Ben Doak, ka përhapur skena shqetësuese në ndeshjen e vlefshme për ligën e të rinjve të UEFA-s (UEFA Youth League) duke kolabuar në fushë.

17-vjeçari është rrëzuar, pasi kishte kërcyer për t’u përplasur me kokë me një futbollist të Sportingut duke mos arritur të qëndrojë në këmbë.

Stafi mjekësor ka vrapuar menjëherë në fushë për ta ndihmuar të riun, ndërkohë që gjyqtari e ka ndalur lojën.

Ben Doak… hope it's nothing serious… 😰 pic.twitter.com/hN9S2M1VQe

— farahwer 🌼 (@siwonvoice) March 14, 2023

Në vijim, pas dy minutash të qëndruar i shtrirë, ia doli të çohej në këmbë, mirëpo u zëvendësua menjëherë pas.

Ngjarja ndodhi në gjashtë minutat e para të ndeshjes, në të cilën Rodrigo Ribeiro realizoi golin e vetëm në minutën e 65-të.

Skocezi, i cili iu bashkua Redsave në vitin e kaluar nga Celticu, konsiderohet ndër talentët më premtues të Liverpoolit, pasi tashmë i ka regjistruar pesë paraqitje për ekipin e parë të Jurgen Klopp.

Ben Doak

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions