Manchester City e ka fituar ndeshjen e vështirë në udhëtim te Chelsea të dielën, në kuadër të xhiros së 32-të.
City fitoi bindshëm 3:0, dhe pas gabimit të Arsenalit të shtunën, ka bërë hap para për titull kampioni.
Nico O’Reilly, Marc Guehi dhe Jeremy Doku i shënuan golat e fitores në pjesën e dytë. Në dy golat e parë, asistues ishte Rayan Cherki.
Me fitore, City i është afruar Arsenalit lider në gjashtë pikë. Arsenali i ka 70 pikë në vendin e parë, ndërsa City i ka 64, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Por si mund të vendoset titulli në Premier League.
Ndeshja e radhës do të luhet të dielën e ardhshme mes Cityt dhe Arsenalit në “Etihad Stadium”. Është ndeshje që mund ta vendos titullin.
Nëse City fiton, i afrohet Arsenalit në tri pikë dhe nëse e fiton edhe ndeshjen e mbetur ndaj Crystal Palacet, do të barazohej me pikë në krye të tabelës.
Ende nuk është caktuar data e saktë se kur do të luhet ky ballafaqim. Nëse City e Arsenali përfundojnë me pikë të njëjta, do të vendoste goldallimi.
Nëse edhe goldallimi është i njëjtë, atëherë do të ishin kriteret tjera që do të shikoheshin. Numri i golave të shënuar, përballjet e ndërsjella, golat e shënuar në udhëtime në ndeshjet mes veti janë kriteret e tjera që do të merren për bazë. Nëse të gjitha këto janë të barabarta, kriteri i fundit është që këto dy skuadra të luanin ndeshjen finale në terren neutral, për t’u përcaktuar fituesi i kampionatit.
