Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skriniar pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit
    Ballina-1

    Skriniar pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit

    04/01/2024 21:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pasi lëndoi kyçin e këmbës në finalen e Kupës së Francës ndaj Toulouse të mërkurën, Milan Skriniar pritet që të mungojë për një kohë të gjatë.

    Skriniar, i cili u fut në fushë në minutën e 72-të në fitoren me rezultat 2-0 në “Parc des Princes”, ishte një lojtar i lirë kur iu bashkua PSG-së nga Interi gjatë verës.

    Sipas mediumit francez RMC Sport, parisienët tani janë duke u përgatitur për më të keqën pasi lëndimi i pësuar do të bëjë që ai të jetë jashtë fushave për disa muaj.

    Reprezentuesi sllovak madje mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në rast se i nënshtrohet operacionit, diçka që është një mundësi reale.

    “Milan Skriniar do të mungojë për disa muaj dhe mund të mos luaj përsëri këtë sezon. Mbrojtësi u lëndua ndaj Toulouse, në zonën rreth kyçit të këmbës. Mundësia e një operimi është përmendur për Skriniar”, citon RMC Sport.

    Presnel Kimpembe, i cili sapo i është nënshtruar operimit në kyçin e këmbës, do t’i bashkohet atij në procesin e rikuperimit.

    Francezi i cili nuk ka luajtur ndonjë ndeshje që nga shkurti i vitit 2023, mund të rikthehet para përfundimit të këtij sezoni.

    Skriniar u zëvendësua nga Lucas Beraldo, i cili bëri debutimin e tij me PSG dhe mund të paraqitet më shpesh pas lëndimit të 28-vjeçarit.

    TË LIDHURA

    Shkëndija mposhtet nga Qarabagu, vendosi një penallti

    05/08/2025 22:03

    Vdiq legjenda e Portos

    05/08/2025 21:10

    Chelsea prezanton talentin më të madh brazilian – Estevao Willian

    05/08/2025 20:45

    Fabrizio Romano zbulon se ku po transferohet Edon Zhegrova

    05/08/2025 16:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.