Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skuadra e Guadiolas në krizë | Humbja e katërt rresht për Manchester Cityn
    Ballina-2

    Skuadra e Guadiolas në krizë | Humbja e katërt rresht për Manchester Cityn

    09/11/2024 21:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City e ka pësuar edhe humbjen e katërt rresht në të gjitha garat. 

    Pas humbjeve nga Tottenhami në Kupën EFL, Bournemouthi në Premier League dhe Sportingu në Ligën e Kampionëve, skuadra e Pep Guardiolës të shtunën u mposht edhe nga Brightoni, 2:1. 

    Ishte ndeshje e xhiros së 11-të. 

    Është hera e parë që City i ka humbur katër ndeshje rresht në të gjitha garat me Pep Guardiolën trajner. 

    Erling Haaland e kaloi Cityn në epërsi në minutën e 23-të. Haalandi tani ka 75 gola në 77 paraqitje në elitën angleze. 

    Por, Brightoni u kthye në lojë në fundin e pjesës së dytë me dy gola dhe i fitoi pikët e plota. 

    Joao Pedro shënoi në minutën e 78-të, ndërsa Matt O’Riley realizoi në minutën e 83-të. 

    Brajan Gruda luajti nga minuta e 66-të te Brightoni. 

    City mbetet në pozitën e dytë me 23 pikë, ndërsa Brightoni ka 19 pikë.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.