Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skuadra e re e Barcelonës, kështu mund të duket nëse realizohet plani i tyre
    Ballina-1

    Skuadra e re e Barcelonës, kështu mund të duket nëse realizohet plani i tyre

    02/05/2023 09:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona tashmë kanë filluar planet për të sjellë disa futbollistë dhe larguar disa të tjerë 

    Derisa Barcelona është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e La Ligës këtë sezon, drejtorët në Camp Nou tashmë janë të fokusuar për të ardhmen duke shikuar forcimin e skuadrës për sezonin e ri.

    Drejtori i futbollit, Mateu Alemany ka premtuar një verë interesante, pasi që ai dhe kolegët e tij janë duke punuar në përmirësimin e skuadrës për sezonin e ri dhe për më tutje. 

    Më poshtë do të njoftoheni me disa vendime të ndryshme që Barcelona pritet të marrë në muajt dhe javët e ardhshme për planin e tyre afatshkurtër dhe afatgjatë. 

    Ëndrra, rikhimi i Messit 

    Derisa Barcelina janë duke punuar në transfere të ndryshme të reja, emri i madh është Lionel Messi pasi që ka një mundësi që argjentinasi mund të rikthehet. 

    Klubi katalunas është duke punuar tashmë që një kohë të gjatë dhe besojnë që ata mund t’ia arrin këtë, madje edhe nëse ata kanë nevojë që të krijojnë një hapësirë për pagat që është një kërkesë financiare e La Ligës. 

    Oferta ekonomike ende nuk është bërë për Messi, derisa duhet të punohet shumë edhe për implikimet sportive. 

    Kështu që, kjo mundësi është ende shumë e komplikuar dhe ka nevojë që të punohet në të. 

    Inigo Martinez është afër nënshkrimit 

    Një futbollist, i cili është shumë afër nënshkrimit me Blaugrana është inigo Martinez, mbrojtësi i Athletic Club., 

    Ai është kandidati kryesor për të përforcuar mbrojtjen dhe duket se ai mund t’ju bashkohet atyre si transfer i lirë kur kontrata e tij me Bilbai skadon në qershor. 

    Xavi dëshiron Gundoganin 

    Një tjetër lojtarë të cilin e dëshiron Xavi është Ilkay Gundogan, por këtu duhet ërë disa punë. 

    Barcelona nuk ka ndonjë marrëveshje me lojtarin, edhe pse ai do të jetë futbollist pa kontratë në fund të këtij sezoni.

    Për të janë të interesuar një numër i madh i klubeve, sidomos ato të Premier Ligës. 

    Për momentin, ai është tërësisht i fokusuar në muajt e fundit të tij të sezonit me Manchester City.

    Rikthimi i Ez Abde 

    Një futbollist interesant për drejtorët e Barcelonës është Ez Adbe, i cili për momentin është i huazuar në Osasuna dhe i cili ka pasur një sezon të mirë. 

    Ai do të rikthehet në Barcelonë dhe do të qëndrojë në skuadër derisa t’i vije një ofertë e mirë nga Premier Liga. 

    Forcimi i sulmit 

    Sa për forcimin e sulmit, janë dy kandidat që kryesojnë dhe njëri është Vitor Roque, braziliani i Athletico Paranaense të cilin Barcelona është duke u përcjellë që një kohë tashmë. Por. Ata nuk janë të vetmit blerës të mundshëm të tij. 

    Opsioni tjetër mund të jetë Yannick Carrasco, me Blaugranan që tashmë e kanë mundësi për ta transferuar belgun për 20 milionë euro, një transfer që është negocuar gjatë largimit të Antoine Griezmann.

    Kush do të largohet 

    Sa i përketë asaj se kush mund të largohet nga klubi për të siguruar hapësirë për paga, ka një mundësi të mirë që të largohet Ansu Fati. Gjendja e tij në klub nuk është e mirë dhe Barcelona mund ta mirëpresë një ofertë të mirë që ta pranojë atë. 

    Në listën e futbollistëve që mund të largohen janë edhe Franck Kessie dhe Eric Garcia por erdhe Ferran Torres e Raphinha. 

    TË LIDHURA

    ‘Festival’ golash në Miami, Bayern mposht Flamengon dhe kalon në çerekfinale

    30/06/2025 00:12

    A ia qëlloi Rapidi me transferimin e Drilon Hazrollajt?

    29/06/2025 23:15

    E kryer, Chelsea arrin marrëveshje me Brightonin për transferimin e Joao Pedros

    29/06/2025 22:37

    Ndodh edhe kjo | Lojtari i ekipit kombëtar të Bosnjës, Rade Kruniq, këndoi himnin serb përpara ndeshjes në Rusi (Video)

    29/06/2025 21:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.