Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Slavia Prague kundërshtari më i fortë”, Gripshi: Dua të lëviz jashtë, ja diferencat mes kampionateve në Shqipëri e Kosovë
    Ballina-1

    “Slavia Prague kundërshtari më i fortë”, Gripshi: Dua të lëviz jashtë, ja diferencat mes kampionateve në Shqipëri e Kosovë

    27/10/2022 18:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Për Nazmi Gripshin ecuria e Ballkanit deri në këto momente në Conference League ishte diçka e papritur.

    Duke folur për emisionin “Zona Gol” në “SuperSport” përpara ndeshjes me Slavia Prague që nis në orën 21:00 në “Fadil Vokrri”, mesfushori theksoi se ndonëse ka ende edhe 2 vite kontratë me Ballkanin, po shpreson të lëvizë jashtë,

    Ndër të tjera 25-vjeçari theksoi edhe diferencat mes kampionatit shqiptar dhe atij kosovar, ndërsa u shpreh se e gjitha qëndron te terreni.

    Paraqitja e skuadrës deri tani në Conference League? “Skuadra ka bërë shumë ndeshje të mirë në Turqi ndaj Sivasspor. Këtu prap kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Mendoj se pas disa rasteve të humbura Sivasspor e mori situatën në dorë. Ekipi është në formë shpresoj të bëjë një ndeshje të mirë. Për rikthimin shpresoj sapo të jem në formë do rikthehem.”

    E prisje që do arrije deri këtu?  “Qëkur firmosa ishte Ilir Daja që më bindi, edhe Presidenti që donte të isha pjesë e Ballkanit. Cilësinë e kemi dhe eksperiencën. Shpresonim të bëjmë mirë, por që të hynim në grup jo vetëm unë po asnjë nuk e ka menduar këtë gjë.”

    Ke edhe dy vite kontratë, a po mendon të shikosh për jashtë? “Kushdo që jep maksimumin te ky ekip besoj se e do një ekip jashtë, por për sa jemi pjesë e Ballkanit shpresoj të japim maksimumin për Ballkanin.

    Diferenca e kampionateve në Shqipëri dhe Kosovë?  “E ndjek Superligën e Shqipërisë, ndërsa në Kosovë besoj ka pak probleme me terrenet, kjo është diferenca, por për cilësi besoj se është rritur nga futbollistët që vijnë nga kampionati i Shqipërisë.”

    Slavia Prague si duket? “Kundërshtari është më i vështiri që kemi në grup, buxheti i lartë dhe lojtarët me eksperiencë, duhet të bëjmë detyrat që na ka caktuar trajneri dhe shpresoj të bëjmë një paraqitje të mirë.”        

    TË LIDHURA

    Trepça mund të bëhet kampione sot, Bashkimi e synon barazimin e serisë finale

    21/05/2025 10:34

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.