Futboll ndërkombëtar

Sllovakia bën hap të madh drejt kualifikimit në Evropian

Sllovakia bën hap të madh drejt kualifikimit në Evropian

Sllovakia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për “Euro 2024”. Sllovakia mposhti në udhëtim Luksemburgun me rezultatin 1:0, në ndeshjen direkt për vendin e dytë. Kjo ndeshje i takoi Grupit J kualifikues, ndërsa u zhvillua të hënën. David Duris vendosi takimin. Ai shënoi në minutën e 77-të golin e fitores për sllovakët. Me

Besnik Batusha

Sllovakia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për “Euro 2024”. Sllovakia mposhti në udhëtim Luksemburgun me rezultatin 1:0, në ndeshjen direkt për vendin e dytë. Kjo ndeshje i takoi Grupit J kualifikues, ndërsa u zhvillua të hënën.

David Duris vendosi takimin. Ai shënoi në minutën e 77-të golin e fitores për sllovakët. Me këtë fitore Sllovakia është forcuar në vendin e dytë me 16 pikë nga tetë ndeshje. Portugalia e ka siguruar Evropianin, kurse Luksemburgu është në vendin e tretë.

Ndërkohë, të hënën fitore shënoi edhe Islanda. Mposhti Lihtenshtajnin me rezultatin e thellë, 4:0. Islanda është e katërta me dhjetë pikë.

LuksemburguSllovakia

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions